Kryeministri Rama tha se nisja e mandatit të tretë është njëherësh dhe një objektiv për fitoren e dy palë zgjedhjeve të radhës, atyre lokale në 2023 dhe atyre parlamentare në 2025.
“Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025.
Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot”, theksoi i pari i qeverisë në një takim me deputetë të rinj e të vjetër të PS-së.
Në objektivat e mandatit të tretë, ai premtoi dhe një moral të ri qeverisjeje.
“Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo akuze publike për të verifikuar çdo gjë dhe për të ndarë me objektivitet shumicën e dokrrave. Në këtë pikë nuk do ketë asnjë kompromis për askënd dhe për asnjë arsye.
Për çdo kompromis që me duart tona përgatisim disfatën e mandatit të tretë që duhet të jetë një pastrim i mëtejshëm i organeve të drejtësisë. Duhet të shoqërohet me një ofensivë frontale. Nuk do presim që SPAK të merret me çdo vatër.
Do jemi kërkues, hulumtues dhe grumbullues faktesh dhe prova duke veshur me armaturë edhe me ligj të veçantë dhe duke mbyllur në një kohë të shpejtë rrethin e shërbimeve digjitale për publikun”, ishin fjalët e kreut të mazhorancës. /sarandacity.al/