Një video e publikuar së fundi nga VOA tregon se si transportohen lopët në Zvicër me helikopter nga një vend në tjetrin dhe për ç’arsye.
“Teksa sezoni i verës po shkon drejt fundit, barinjtë që kanë jetuar për disa muaj në livadhet e larta alpine tani kanë si detyrë të kthejnë kafshët drejt zonave me të ulëta.
Për disa kafshë, që nuk janë në gjendje të mirë, zakonisht përdoren helikopter për të bërë transportimin e tyre nga alpet”, shkruan VOA.
Nuk dihet nëse dhe blektorë shqiptarë përballen me të njëjtat sfida, por ideja se zgjidhja zvicerane mund të aplikohet dhe në Shqipëri për raste të ngjashme, është vërtet e largët.
Nga ana tjetër, kjo skenë të kujton një thënie të një profesori universitar pak pas tronditjes së regjimit komunist në Shqipëri në ’90, i cili, pasi vizitoi Zvicrën, shkroi në RD-në e kohës, në numrat e parë të saj se “më mirë lopë në Zvicër se sa njeri në Shqipëri”. Ky ishte Ilia Lengu. /sarandacity.al/
https://youtu.be/4vYcJF4k7NE