Gazetari dhe publicisti Blendi Fevziu ishte këto ditë anëve tona, duke shkuar deri në Konispol në një udhëtim në vise të ndryshme të Shqipërisë.
Në dy postime, ai pati si kryefjalë Çamërinë dhe çamët.
Në të parin shkroi: “Skaji më jugor i Republikës së Shqipërisë. Piramida 67 e kufirit në Konispol. Me Republikën Shqiptare përballë dhe me Çamërine në sfond”.
Në të dytin pasoi me:
“2900 shqiptarë të Çamërisë të përzenë nga shtëpitë dhe trojet e tyre humbën jetën në zonën e Konispolit në vitet 1944 – 1945. Shumica pleq, gra dhe fëmijë. Në kujtim të tyre në Qafë Botë është ngritur ky memorial”. /sarandacity.al/