Më shumë se 42 mijë vizita dhe shërbime u janë ofruar falas, afër zonave turistike, pushuesve vendas dhe të huaj në këtë sezon në 29 qendrat shëndetësore verore të hapura 24 orë pa ndërprerje nga veriu në jug, sipas një bilanci të deritanishëm të ofruar nga qeveria.
Ministrja e linjës Ogerta Manastirliu tha se shërbimi do të vijojë në qendrat shëndetësore verore të zonave bregdetare deri më 15 shtator.
Qendrat shëndetësore verore u hapën në 15 qershor, ku për herë të parë u përfshi edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me COVID-19, për një sezon turistik të sigurt.
Në këto qendra shërbejnë më shumë se 170 mjekë dhe infermierë. /sarandeacity.al/