Bashkia Delvinë njofton se po bën përgatitje për nisjen e vitit të ri arsimor, duke nisur që nga lyerja e shkollave.
“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor punohet me intesitet në të gjitha institucionet arsimore,me qëllim që çdo mjedis shkollor të jetë sa më funksional, në shërbim të nxënësve e mësuesve tanë.
Bashkia Delvinë ka bërë lyerjet e godinave dhe riparimet e brendshme elektrike dhe hidraulike si dhe ka nderhyrë per rregullimin e çdo mangësie tjetër te vërejtur në çdo ndërtesë”, shkrua kjo bashki. /sarandacity.al/