Gjykata ka lënë në burg pa afat 22-vjeçaren Rexhina Celhaga, e cila shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima, të enjten e kaluar, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, pikërisht në Qafë Muzinë.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe 4 persona, përfshirë dhe vete Celhagën, e cila po udhëtonte me dy mikesha të saj me një Land Rover.
Sipas TCH, Celhaga është transportuar në ambientet Burgut të Grave në Tiranë.
Sipas ekspertizës, ka qenë pikërisht ajo shkaktare e aksidentit të rëndë.
Fillimisht ajo u ndalua në kushte spitalore, pas orë pa ngjarjes së rëndë. /sarandacity.al/