Policia raporton për zbardhje e një tentative vrasjeje pak kohë më parë në Vlorë, ku në shënjestër ishte shtetasi Edison Begaj, 41 vjeç.
Ky i fundit u qëllua në errësirën e natës, duke qenë brenda në makinë, në sy të fëmijëve që kishte me vete, por mbijetoi.
Dhe, sipas Policisë, ai që e ka qëlluar është 36-vjeçari Mitri Prifti, njëherësh avokat me profesion, i përfolur dikur si ndërmjetës në konfliktin e një të afërmi të tij me Emiljano Shullazin.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë e mundur shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, mbetur në tentativë dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.
Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në komunikatën policore. /sarandacity.al/