Kryebashkiaku Gurma vlerësoi me Certifikate Mirënjohjeje notarin e ri sarandiot Ronaldo Serjani, duke i veçuar atij një aspekt të rrallë të aktivitetit sportiv, atë që stërvitet në Greqi e garon për Sarandën e tij.
“Ronaldo Serjani, notari i suksesshëm, i cili ka mundur të shënojë në dy evente të rëndësishme sportive korrikun e këtij viti në Europianin e Romës dhe në Kampionatin e Tiranës, ku vendosi rekord kombëtar në 100 m dhe erdhi me 6 medalje.
E nderova me Çertifikatë Mirënjohjeje, në prani të prindërve të tij dhe trajnerit Edi Vasi, duke çmuar sidomos faktin që Ronaldo stërvitet në Greqi, ku jeton e punon familja e tij, por garon për Butrintin”, shkruan i pari i Sarandës. /sarandacity.al/