Hari Imeri, kreu i PD-së së Delvinës, me statusin tjetër publik që gëzon, atë të një lojtari të Bistricës (Trojës), në emër të kujtimeve të bukura të së shkuarës së afërt, sjell fragmente nga një prej përballjeve me Butrintin, pikërisht shënimin e një goli.
“Momente të paharrueshme…
Kjo video përcjell emocionet e ndeshjes të zhvilluar 4 vite më parë midis Delvinës dhe Sarandës. Edhe pse në disavantazh numerik, me dy lojtarë më pak, shtuar dhe gjykimin që la shumë për të dëshiruar, Delvina sërish e fitoi këtë ndeshje”, shkruan mesfushori i saj.
Por duhet kujtuar se sezoni i lënë pas, ishte ndër më të bukurit për Butrintin që u ngjit në kategori e ndër më të dëshpëruarit për trojanët që u renditën në fund. /sarandacity.al/
https://youtu.be/uBQfW98XKk8