Një derdhje nafte, e cila erdhi nga rafineria më e madhe e Sirisë, po rritet dhe po përhapet në Mesdhe dhe mund të arrijë sot në ishullin e Qipros, thanë autoritetet lokale.
Një rezervuar me 15,000 tonë karburant rrodhi në 23 gusht nga një termocentral në qytetin bregdetar sirian të Baniyas.
Një analizë e imazheve satelitore nga Orbital EOS tregon se derdhja e naftës ishte më e madhe nga sa mendohej fillimisht dhe shtrihet në një zonë me të njëjtën madhësi si New York City. Kompania i tha CNN se njolla e naftës është rreth shtatë kilometra larg bregdetit qipriot.
Departamenti Qipriot i Kërkimeve të Peshkimit dhe Detit tha se, bazuar në një simulim të lëvizjeve të derdhjes së naftës dhe të dhënave meteorologjike, njolla mund të arrijë në Kepin Apostlos Andreas në 24 orët e ardhshme.
Fotografitë që qarkullojnë në mediat sociale për më shumë se një javë tregojnë një njollë nafte përgjatë zonave bregdetare të Sirisë, dhe vendasit kanë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm ndaj jetës detare.
“Ne po marrim masat e nevojshme duke mobilizuar burimet tona për të parandaluar çdo mundësi që derdhja të kthehet në një katastrofë mjedisore,” tha nënpresidenti turk Fuat Oktay për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?