Që Konispoli mbetet një zonë me traditë të fortë arsimdashëse, dallohet dhe në këto foto të publikuara në faqen e shkollës “Bido Sejko”.
Edhe pse shkolla nuk nis sot por me 27 gusht, aty duket sikur sot është dita e parë e shkollës për nga masiviteti i shfaqjes së nxënësve në oborr.
Fjala është për nisjen e mësimit katërjavor plotësues, fakultativ dhe jo të detyrueshëm, por kjo duket se ka pak rëndësi për nxënësit në Konispol.
Ndaj kjo theksohet dhe nga vetë shkolla: “1 Shtator si dikur vite më parë, por në kushte tërësisht ndryshe.
Filloi sot periudha 4 javore, përsëritëse e vitit shkollor 2020-2021.
Duke rrespektuar masat kundër Sars Covid-19, nxënësit filluan mësimin rregullisht.
Suksese!”, shkruhet nga “Bido Sejko”. /sarandacity.al/