Rregulli i ri për vaksinën me detyrim për punonjësit shëndetësorë në Greqi ka krijuar kaos në disa spitale, pasi ata që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen të shkojnë në punë.
Në spitalin e Agrinios situata duket mjaft problematike, raporton ABC News. Nga 87 pjesëtarëve të personelit mjekësor, përfshirë administratë, infermierët dhe tre mjekë, 50 janë pezulluar nga puna pasi refuzuan vaksinën.
Të tjerë të cilët ende nuk janë vaksinuar kanë marrë pushim për të shmamgur pezullimin.
Kjo ka krijuar boshllëqe duke shkaktuar problematika në funksionimin e spitalit. Sipas medias greke, ditën e sotme janë anolluar shumë operacione të planfikuara. /sarandacity.al/