Greqi është në zi për ndarjen nga jeta të një prej monumenteve të saj muzikore – Mikis Theodorakis. Kompozitori me famë, i njohur dhe për publikun shqiptar, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.
“Kompozitori i pashtershëm nuk është më me ne. Mikis Theodorakis ‘u largua’ për në shoqërinë e engjëjve, duke lënë pas një trashëgimi të paçmuar”, shkrujnë mediat e Athinës.
Mikis Theodorakis ka shkruar muzikë për të gjitha gjinitë dhe konsiderohej më i madhi kompozitor grek.
Fama e tij shpejt tejkaloi dhe kufijtë e Greqisë. Këngët e tij u interpretuan nga grupe dhe artistë të famshëm, si Beatles, Shirley Basei dhe Edith Piaf. /sarandacity.al/