Është shtuar krejt papritmas Mustafa Hysi, ish-futbollisti i njohur gjirokastrit i viteve ’80, i cili pati dhe një karrierë si trajner, ku vite më parë drejtori dhe Butrintin.
Ai ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke pirë një kafe më miqtë pas një ataku kardiak.
Kreu i FSHF-së Armando Duka do reagonte menjëherë, duke kujtuar famën e tij.
“Mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi.
Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit së bashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.
Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me radhë.
Mustafa Hysi përveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit.
I paharruar miku im Mustafa Hysi”, shkruan Duka. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?