Pas një vere me plot zjarre, ku jo të pakta qenë dhe në jug, përfshirë Gjirokastrën dhe Sarandën, nga Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, u dha një bilanc dëmesh.
“Ne jemi një nga vendet me risk të lartë për zjarre.
Për shkak të temperaturave të larta Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që dogjën, kullota e pemtari. Zjarret përfshinë të gjitha qarqet.
Zjarri më masiv ishte në gadishullin e Karaburunit, Maja e Rrunës, në Antigone ku humbën jetën edhe dy qytetarë.
U konsiderua e domosdoshme kërkesa për ndihmë dhe asistencë ndërkombëtare, të cilët ndihmuan me helikopterë.
389 vatra zjarri shpërthyen në gjithë vendin.
Nga vlerësimi janë djegur 33420 ha kullota, shkurre pyje si dhe 14 rrënjë ullinj pemtari”, tha Çako. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?