Kryeministri Rama premtoi 3 milionë dollarë shpërblim për ushtarët, zjarrfikësit dhe të gjithë trupat që u angazhuan në betejën me flakët gjatë muajit gusht në Shqipëri.
“Shpreh vlerësimin e mundshëm të gjithë atyre që u angazhuan, manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice dhe përkushtimi dhe këtu kam parasysh të gjitha forcat e angazhuara në terrenet e vështira. FA, Forcat zjarfikëse, forcat policore, bashkiake, vullnetare”, tha Rama.
Ai gjithashtu paralajmëroi dhe rritje pagash në Emergjencat Civile.
Dua t’u them të gjithë trupave të emergjencave civile dhe duke filluar nga trupa e re e agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile se ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur pagën, që nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme sepse nuk është e mjaftueshme askund kur cilido përballet me një sfidë që kërcënon jetën e tij, por sidoqoftë është një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura të merituara nga puna, por edhe për të ndjerë vlerësimin dhe respektin për punën që bën”.
Kryeministri kërkoi nga ministri përgjegjës të që ketë më shumë iniciativa për të lehtësuar punën e zjarrfikësve dhe ushtarëve, si në aspektin monetar ashtu dhe atë të pajisjes me mjetet e duhura në luftën kundër flakëve. /sarandacity.al/