Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka kushtuar një rezyme restaurimit të Manastirit të Kakomesë, siç quhet ndryshe Manastiri i Fjetjes së Tërëshenjtës Mari, duke ofruar në fund dhe numrin e përgjithshëm të objekteve të saj të kultit me të njëjtin fat pozitiv që nga 92-shi e deri më sot.
“Pak historik
Një përfytyrim të përiudhës së kur mund të jetë ndërtuar manastiri na jep mbishkimi mbi portën perendimore të naosit ku thuhet se kisha është pikturuar në vitin 1672 nga dora e Mihailit nga Zerma. Kisha përbëhet nga Naosi i përket tipit të kishave në formë kryqi me kupolë me tre apsida anësore dhe narteksi.
Manastiri për nga kompozimi brenda murit të tij rrethues përfshin një grup objektesh funksionalë të jetës murgërore tipike për këto lloj ndërtimesh të cilët janë: kisha, konakët, kulla dhe sterna ujëmbledhëse.
Restaurimi
Fillimisht u bënë ndërhyrjet në kishë. Bashkë me restaurimin e kishës nga ana arkitektonike dhe konstruktive u restaurua plotësisht edhe piktura e saj. Punime ristrukturuese u bënë dhe në sternë. Ky afresk ishte dëmtuar sistematikisht sepse përveç faktit që nuk ishte dhe gjithë ujërat nga çatisë e kanë dëmtuar atë, por edhe nga dëmtimi mekanik kur ushtarët e reparteve ushtarake afër manastirit dhe sidomos gjatë viteve 80.
Në konakë dhe në kullë u kryen punime të përforcimit të themeleve, plotësime të muraturës së munguar, kornizave prej guri, plotësime të harqeve dhe qemerëve.
Në ambientin brenda oborrit u bënë sistemimi, realizimi i kalldrëmeve dhe i rrugicave për lëvizjen funksionale.
Projekti u hartua dhe u mbikëqyr nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore pranë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Projekti u miratua nga K.K.R. pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës (I.M.K.).
Investitor: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Punimet arritën vlerën 17.7 milion lekë.
Punimet u realizuan gjate viteve 2008 dhe 2011.
Me këtë ndërhyrje të plotë restauruese ky monument u shpëtua nga degradimi dhe i shtohet listës së gjatë të monumente të restauruara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Që nga viti 1992 deri më sot:
Janë restauruar 67 kisha e manastire monumente kulture;
janë riparuar dhe rikonstruktuar mbi 170 kisha të vjetra historike;
janë ndërtuar nga themelet 160 kisha të reja”, thuhet nga Kisha Autoqefale Shqiptare. /sarandacity.al/