Nuk janë ndërtimet e rejaato janë që i kanë shkaktuar Sarandës në pjesën tokësore e mjedisore një dramë urbane; janë në fakt ato qindra shtesa apo zaptime me ndërtime që kanë degraduar lagjet e brendshme, ato të trashëguara nga ish-regjimi i mëparshëm, në ato raste kur kishin një farë sistemimi.
E tilla është Kodra, ku disa prej pallateve, ato që shihnin nga deti, kanë qenë me një farë stili tërheqës e jo të shëmtuara si ato me shumicë, pa asnjë linje estetike.
Dhe është interesante që oborri i njërit prej tyre nuk është prekur, pra nuk është zaptuar. Ka mbetur përafërsisht siç ka qenë, duke bërë që aty dhe vetëm aty të ketë stola shlodhës prej lulishtes së mbetur.
Është një lloj prove në terren se ç’i është shkaktuar Sarandës në vite nga grykësia në zaptime, me një shtet infantil dhe të pandjeshëm ndaj një individi kokëshkretë, e se si do kish qenë ajo nëse do kish qenë një shtet i fortë e ndjeshëm nga çdo kokëshkreti.
Nga ana tjetër, ky është një rast për t’u studiuar: çfarë ka ndodhur aty që ky territor nuk është zaptuar? /sarandacity.al/