Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë do të kërkojë të tjerë fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 3 tenderëve, me një fond limit total prej 3.43 mld lekësh. 2 prej tenderëve që parashikohet të hapen përfshinë lotin 8 të kësaj rruge dhe përfshijnë sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve, me një vlerë prej 1.66 mld lekë, si dhe sinjalistën dhe sigurinë rrugore nga loti 1 deri në lotin 6, me njw fond limit prej 350 mln lekësh.
Ndërkohë që, tenderi i tretë, që do të ketë një fond limit prej 1.42 mld lekësh parashikon përfundimin e punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë Qafë Botë, Ura e Kranesë Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan – Ura e Gajdarit, që janë pjesë e këtij projekti. Më herët ARRSH ka bërë me dije për ta bërë këtë aks rrugor sa më të asksesueshëm dhe efiçent është i domosdoshëm projektimi i dy segmenteve të reja rrugore, përkatësisht ai Shijan-Ura e Gajdarit me gjatësi rreth 5.7 km dhe Shijan – hyrje qyteti Delvinë, me gjatësi 6.8 km e që përfshijnë pikërisht lotin 2 të rrugës.
845561 783807Admiring the time and effort you put into your site and in depth details you offer. It is great to come across a blog every once in a although that isnt exactly the same out of date rehashed material. Excellent read! Ive saved your web site and Im including your RSS feeds to my Google account. 6164
765598 57429Thank you for your quite very good data and feedback from you. car dealers in san jose 447598