Në një shkrim të Monitor në lidhje me ecurinë e biznesit të klubeve të natës këtë sezon, konkludohet se kriza në muzikë ka vazhduar dhe në 2021.
“Disa përpjekje që vitin e shkuar për të rihapur klubet dhe vendet e muzikës live ofruan optimizëm për këtë vit, megjithatë menaxherët e klubeve të natës në zona të ndryshme të bregdetit pohojnë për Monitor se viti 2021 nuk ishte aspak i ngjashëm me 2019-n”, thuhet në shkrim.
Megjithëse pohohet se “vende si Dhërmiu, Jali dhe Saranda kanë pasur aktivitet të plotë të klubeve të natës gjatë sezonit veror”, Monitor ka cituar Xhani Demikën, menaxher i “Orange Club Sarandë”, të thotë se “situata e pandemisë që ka prekur rëndë sektorin, ka ndikuar te pagesat e artistëve, të cilët kanë ofruar performancat e tyre muzikore për 50% më pak se vitet e mëparshme”.
“Një tjetër element që ka ndryshuar, sipas z. Demika, është padyshim konsumi. Mesatarja e shpenzimit për një tavolinë në një natë ka qenë 80 mijë lekë, dukshëm më pak se vitet para pandemisë”, shkruan Monitor. /sarandacity.al/