Greqia, një ndër 5 shtetet e BE-së që s’e njeh Kosovën, nuk ka arritur ta sfidojë shtetin e ri shqiptar në futboll.
Në Prishtinë, helenikët barazuan 1-1, pak para se të shijonin një fitore minimaliste, një gëzim që jua preu në mes Vedat Muriqi me një gol në fund të takimit.
Miqtë kishin kaluar në avantazh në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, me anë të Douvikas.
Kosova renditet në vendin e tretë të grupit, me 4 pikë, duke lënë pas Greqinë (3) dhe Gjeorgjinë (1).
Ndërkohë që ky grup kryesohet nga Spanja me 10 pikë, e ndjekur nga Suedia me 9. /sarandacity.al/