Shqipëria arriti një fitore ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 1 – 0.
Goli erdhi nga 19-vjeçari Armando Broja në minutën e ’87, i cili pas një aksioni insistues shënoi me një gjuajtje jashtëzakonisht të fortë në shtyllën e parë duke mposhtur dhe portierin kundërshtar.
Por interesante qe atmosfera para takimit, ku ngjashëm si pak vite më parë, me qindra tifozë kuqezinj iu drejtuan atij stadiumi nga ku Shqipëria u kualifikua në Europianin e 2016-ës, me po aq dëshirë e zjarr ëndërrimtar dhe për kualifikim dhe në Botëror, nën thirrjen “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Mes tyre qe dhe një emigrant shqiptar, i cili tha: “Kam ardhur nga Kreta, inshallah po fitojmë”. Fituam! /sarandacity.al/