Nga Parku i Butrintit u njoftua këtë të hënë se e marta nuk mund të jetë në dispozicion të vizitorëve aty.
“Njoftim!
Të nderuar vizitorë!
Ditën e nesërme, më datë 7.9.2021 për arsye te sistemimeve në zonën arkeologjike nuk do të lejohet hyrja e vizitorëve brenda qytetit antik të Butrintit.
Gjithashtu është planifikuar dezinfektimi i zonës si dhe spërkatje me herbicid e insekticid kundra mushkonjave, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të fëmijëve më të vegjël.
Ju kërkojmë ndjesë nëse keni planifikuar të na vizitoni dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, njoftohet nga Drejtoria e Butrintit. /sarandacity.al/