Kryeministri Edi Rama ndau reportazhin e vlogut suedez Joyous Travel, ku tregohen 10 destinacionet turistike që turistët e huaj duhet të vizitojnë në Shqipëri.
“Nëse ju pëlqen të vizitoni një vend të ri, atëherë është koha të njihni Shqipërinë. Shqipëria është kthyer në një destinacion që s’duhet humbur. Shqipëria ka bukuri natyrore dhe kulturore që tani ju mund t’i shihni vetë”, nis reportazhi i vlogut suedez.
Aty veçohet Syri i Kaltër dhe Ksamili, ku thuhet:
“Syri i Kaltër
Një burim uji, një fenomen natyror, afër Muzinës në bashkinë e Finiqit, në jug të Shqipërisë. Është një atraksion turistik i famshëm. Uji është i qartë e i kaltër dhe është më shumë se 50 m i thellë.
Kur arrin atje, ka një ballkon të vogël metalik nga ku mund të shohësh burimin. Uji është aq i pastër sa pothuajse e sheh fundin. Nëse ju merr uria, mund të shkoni në kafenetë dhe restorantet aty afër, të cilat janë krijuar për turistët dhe janë shumë të këndshme.
Ksamil
Bukuritë natyrore të Shqipërisë janë vërtetë mbresëlënëse dhe ecja përgjatë ujit të kristaltë apo banjo dielli në plazhet e Shqipërisë nuk krahasohen me asgjë. Edhe pse i gjithë bregdeti shqiptar ka plazhe të mrekullueshme, pjesa e bregut që laget nga deti Jon është ‘fajtor’ për faktin që kaq shumë turistë bien në dashuri me këtë vend.
Kjo zonë njihet si Riviera Shqiptare dhe aty do gjeni plazhin e Ksamilit. Ksamili nuk ka të sharë.
Uji i kaltër i kalon pritshmëritë. Është një nga plazhet më të famshme e më të kërkuara në Shqipëri e megjithatë është aq i madh, saqë nuk do të ndiheni të rrethuar nga ai numër i madh turistësh që e vizitojnë, jo vetëm gjatë sezonit turistik. Ndodhet në qytetin me të njëjtin emër. Qyteti ka shumë vende të këndshme e të rehatshme për të qëndruar, si dhe dyqane e restorante”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/TcEmVg2k0Vo