I ka sezoni turistik këto…
Një e huaj, në shoqërinë e ngushtë të dy të tjerëve, një femër e një mashkull, është shfaqur gjysëm nudo në plazhet e Sarandës, jo bosh por me pushues rreth e rrotull, paçka se jo në masivitet.
Por nuk kishte fëmijë rreth e rrotull, çka do ishte jo etike, që gjithsesi, edhe në rrethanat përkatëse, nuk është etike.
Zgjedhja për lirshmëri fizike mund të bëhet vetëm në kushtet e një privatësie të plorë rrethanore.
Kujtojmë se një fenomeni i tillë u shfaq vite më parë në Sarandë, jo me fluksin turistik të sotëm, por kur të huajt nisën ta zbulonin kryeqendrën e turizmit jugor.
Madje ndodhi në plazhet publike në Gji. Ishin gjithsesi sporadike, por si një sinjal se një epokë tjetër po vinte, ajo shndërrimit të Sarandës në preferencë të fuqishme të të huajve. /sarandacity.al/