Jeta ka treguar fytyrën e saj të ashpër në një foshnjë disaditore, e cila u diagnostikua me atrofi muskulare kurrizore, një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila në mënyrë progresive çon në dobësi të muskujve, paralizë dhe, nëse nuk trajtohet, në formën e saj më të rëndë (Tipi 1) madje mund të çojë në vdekje.
Në Spitalin Venizelio ku u transportua foshnja, u dha një alarm pasi shpëtimi i tij varej nga një ilaç i veçantë gjenik, i cili kushton pak a shumë 1,800,000 euro.
E megjithatë “mrekullia” ndodhi!
Siç tha drejtori i Spitalit Venizelio, Costas Terzakis, ai e çoi këtë çështje serioze në Bordin e Drejtorëve të spitalit, i cili miratoi koston.
Ilaçi iu dha foshnjës dhe të gjithë presin përmirësimin e gjendjes së saj hëndetësore.
“Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, fëmija do të ishte i paralizuar,” tha z. Terzakis. /sarandacity.al
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?