Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Rinasi ka bërë me dije kriteret për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Tirana International Airport sqaron se kush po bëhet gati për në Gjermani duhet të jenë të pajisur me:
- Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
- Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de
Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.
Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen. /sarandacity.al/