Maskat janë një ndihmë efektive në kontrollin e një pandemie, dhe madje edhe ata që janë vaksinuar duhet t’i mbajnë ato. Ky është përfundimi i një studimi të madh që supozohej se do të jepte përgjigje më të forta në pyetjen nëse maskat duhen mbajtur apo ndoshta ato nuk janë efektive.
Edhe pse u tha në fillim të pandemisë që njerëzit e shëndetshëm nuk duhet të mbajnë maska, rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetit u ndryshua shpejt kur u përcaktua se kishte raste asimptomatike të infeksionit që mund të përhapnin virusin.
Ky rekomandim fillestar ishte pjesërisht, pasi nuk kishte maska të mjaftueshme për profesionistët e shëndetit. Njohuritë e reja shkencore kanë zëvendësuar atë të vjetrën: është vërtetuar se mbajtja universale e maskave si tek të shëndoshët ashtu edhe tek të sëmurët mund të zvogëlojë përhapjen e virusit, shkruan Zëri i Amerikës.
Shumë shkencëtarë në ditët e para të pandemisë mbronin tezën origjinale – por kjo nuk ka të bëjë me lajme të rreme, dezinformata, por për faktin se me kalimin e kohës ka pasur një ndryshim në pikëpamjen shkencore të situatës.
Një studim i madh i rastësishëm ofron dëshmi se mbajtja e maskave zvogëlon përhapjen e COVID-19 dhe se maskat kirurgjikale funksionojnë edhe më mirë se ato me cohë.
Studimet e rastësishme janë një nga provat më të larta në kërkimet shkencore. Edhe pse studimi është ende në parapublikim, pra nuk është rishikuar, ai ofron dëshmi të mira që maskat mbrojnë dhe zvogëlojnë përhapjen në komunitet dhe se mbajtja universale e një maskë është shumë e rëndësishme në kohë pandemie. Studimi paraprak u botua nga organizata Innovations for Power Action dhe aktualisht është në shqyrtim.
Duhet theksuar se personat e vaksinuar plotësisht duhet të mbajnë maska në kushtet e transmetimit të përhapur në komunitet, veçanërisht brenda dhe jashtë, nëse një distancë fizike prej rreth 2 metrash nuk mund të mbahet. /sarandacity.al/