Julian Morina, president i “Morina Grup”, një ndër investitorët e fuqishëm në turizmin veror, shpjegoi arsyet e prurjeve të mëdha në këtë sezon që po lëmë pas.
“Falë vaksinimit në kohë të shpejtë Shqipëria pati një favor më shumë në Ballkan, sepse rënia i infektimeve ishte më pak se gjithandej, mendoj se kjo ka qenë një nga shanset e turizmit për këtë vit.
Kemi një treg të garantuar nga Kosova, ku Shëngjini apo Velipoja, Durrësi dhe Vlora kanë pasur mjaftueshëm turistë nga Kosova. Unë besoj se ka qen në rritje nga vitet e tjera.
Jugut të Shqipërisë i ka dhënë ndihmë edhe bayppas-i i Vlorës, edhe ka një vazhdimësi në struktura të reja dhe kjo sjell klientë shtesë në atë pjesë të bregdetit të Shqipërisë”, tha Morina në Open, në TCH.
Siç theksoi ai, “turisti shqiptar po arrin të kuptojë me kalimin e kohës se në Shqipëri bën më mirë turizëm sesa jashtë.
Jugu po mundëson një bregdet dhe tarifë të caktuar që nuk e gjen dot as në Mal të Zi dhe as Greqi, ku çmimet janë më të larta.
Ne në Shqipëri jemi me gjysmën e çmimit në raport me Greqinë dhe Malin e Zi”. /sarandacity.al/