Moderatorja Ori Nebiaj, njëherësh personazh pranë PD-së, e sheh si kaotik turizmin në Shqipëri.
E gjendur afër turizmit prej emisionit të saj veror “Pushime on dhe Top”, ajo tha në Open se “turizmi shqiptar ende është në një gjendje kaotike që ndihet”.
“Ka probleme me mbetjet, ka probleme me infrastrukturën, nuk flasim vetëm për bregdetin por për gjithë Shqipërinë”, arsyetoi ajo.
Sipas saj, “ishte një vit i vështirë që nga tërmeti, pandemia, ishte e pamundur që bizneset këtë vit të arrinin një ofertë të rritur edhe potenciale për të konkuruar me vende të tjera të Ballkanit dhe Europës”.
“Ishte bërë një punë shumë e mirë nga operatorët. Ishte pandemia, ishte 2020, ishte një vakum që u mundua të shpëtohej me atë se cili që qarkullimi i turistit vendas gjatë 2020 dhe patëm të mundur ta shpëtonim vendin aq sa për të qenë të hapur dhe për të punuar në 2021”, tha moderatorja e njohur me prirjen për të qenë dhe figurë politike. /sarandacity.al/