Në Sarandë ka 110 monumente të trashëgimisë historike, i vizitueshëm masivisht është vetëm Butrinti.
Ishte ky konstatimi i studiuesit Auron Tare në një debat mbi turizmin dhe sezonin në ikje në TCH.
Sipas tij, edhe në aspekt ekonomik, sikur për çdo njërin prej tyre të punësoheshin për guida nga dy të rinj në zonë, do ishin të punësuar 220 të rinj.
Kujtojmë se pas Butrintit, ndër monumentet më të veçanta të zonës janë Manastiri i Mesopotamit dhe Xhamia e Gjin Aleksit. /sarandacity.al/