Ka ndërruar jetë gruaja që kujdesej për “banesën e fundit” të atyre kishin ikur nga kjo botë, në varrezat e Sarandës.
Vjollca Hajna, 58 vjeçe, mirëmbajtëse varresh, është shuar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Banore e lagjes “Baba Rexhep”, ajo ishte një grua e mirë dhe e urtë, e pafjalë dhe punëtore, kryefamiljare e një familjeje me jetë modeste dhe të virtytshme njëherësh.
Urtësi e Zotit e deshi që në një moshë jo të thyer, e re madje në raport me vdekjen, ajo t’u bashkohej atyre që iu shërbente çdo ditë me përkushtim duke jua mirëmbajtur “banesat e fundit”. /sarandacity.al/