Në një status me titull “Gërdec në Tetovë”, kolegu Thoma Nika rrëfen një bisedë që ka patur me një mik të tij nga ky qytet i njohur i Shqiptarisë, në të cilin mbrëmë ndodhi një tragjedi me zjarrin e rënë në një spital COVID.
“Mbrëmë mjaft prej kanaleve tona televizive ndërprenë programacionin, për të futur si ‘breaking neës’ atë që ishte duke ndodhur në spitalin e Tetovës, ku muret ishin prej flake…
Një tmerr i vërtetë. I krahasueshëm me hatanë e ndodhur në Gërdec 13 vite më parë.
E kam një mik në Tetovë dhe i telefonova, për të mësuar për shëndetin. E dija se banesa e tij është fare pranë spitalit dhe kjo më vuri edhe më shumë në merak.
‘Punë shqiptarësh, sun u rahatum’, më thoshte në tmerr e i brengosur Menduhi. Më rrëfeu se si krejt tragjedia u zhvillua brenda 5 minutash.
Përtej asaj që mësojmë nga lajmet, më kallëzoi se shak i vërtetë i rënies së zjarrit kanë qenë kontenjerët modularë, që ishin bërë prej materiali të dobët. Më tha se mbi to dikush kishte vënë dorë 2-3 javë më parë, duke prerë kabujt e furnizimit me oksigjenin spitalor.
E tmerrshme ta mendosh dhe akoma më tmerr ta pranosh: të jetë bërë kjo, për të mbytur njerëzit(?!).
Nga kjo kopje ‘Gërdeci’, të ndodhur në Tetovën kryeqendër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ne kemi dhimbje për 14 viktimat dhe keqardhje të thellë për dhjetëra të lënduarit.
Në tru më trokasin fjalët dëshpëruese, të thëna nga miku im, fatmirësisht, shpëtuar paq familjarisht nga zjarri shpërthyes, që përpiu spitalin në pak minuta. ‘Punë shqiptarësh, sun u rahatum’, më tha Menduhi”, shkruan Nika. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?