Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me mbështetjen financiare të qeverisë italiane dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara po punojnë për të mbrojtur dhe zgjeruar Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë.
UNDP Albania publikoi një video nga “Gjiri i Djallit” në Parkun Detar Karaburun Sazan, që është shpallur Zonë e Mbrojtur, e cila ofron pamje spektakolare të botës nënujore në këtë park detar, teksa thekson se “kjo është një nga mënyrat se si ne e ndihmojmë Shqipërinë të arrijë Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 14 – Jeta nën ujë”.
Sazani është një ishull i vogël prej rreth gjashtë kilometrash katrorë, që ndodhet përballë Gjirit të Vlorës, në Kanalin e Otrantos. Një shkëmb gjigant që prej dekadash ka qenë një bazë ushtarake e paarritshme, dhe që sot po shndërrohet në një prej atraksioneve turistike kryesore të Shqipërisë.
Nga këtu, mund të shkohet në këmbë në bregun perëndimor, ku ndodhet “Gryka e Xhehenemit” dhe “Gjiri i Djallit”, që përbëjnë një peizazh spektakolar.
Nga viti 2010, ishulli bën pjesë, bashkë me gadishullin e Karaburunit, në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan, që mund të arrihet nëpërmjet një prej shumë anijeve që nisen nga porti i Vlorës.
Këtu mund të admirohet shpella e mrekullueshme e Haxhi Aliut, e konsideruar si më e madhja dhe më e thella në gjithë Shqipërinë, që të dhuron një spektakël unik dhe emocionues. /ATSH/
https://youtu.be/SU58BAe8sRI
380536 318360If I ought to say something, then nothing will stop the chatter within 356305
584478 141330Excellent website you got here! Yoo man great reads, post some far more! Im gon come back so far better have updated 455607
87841 302401Intriguing site, i read it but i nonetheless have some questions. shoot me an e-mail and we will speak far more becasue i may have an intriguing thought for you. 233040