Kryeministri Rama publikoi pamjet e një ish-qyteze të shndërruar në qytet turstik, nën hashtagun “Beatiful Albania”, të ngjashëm me Sarandën nga disa këndpamje, ndodhur në Adriatik, në Veri.
Bëhet fjalë për Shëngjinin në Lezhë, ndër plazhet e njohura dhe në komunizëm, i cili me anë të kabinave të njohura prej dërrasë mblidhte kryesisht pushues nga Veriu.
Por vitet e fundit dhe aty është ndërtuar ethshëm, si kudo në Bregdet, diktuar nga rritja e fluksit turistik. /sarandacity.al/