Liri është një ndër rojet bregdetare të Sarandës, i vendosur në Gji, te plazhet publike, i cili e kryen me pasion të madh këtë punë. Ai (vetë)konsiderohet një “ujk deti”, pasi raportin e ngushtë me të e ka qenë fëmijë.
Ndihet mirë nga fakti se ky sezon, si shumë të tillë vitet e fundit, nuk kanë patur bilance tragjike në Sarandë. Madje mund të thuhet zero raste mbytjesh. Por më sipër, në Adriatik, ndodh ndryshe.
I pyetur se pse ndodh kjo, ai të jep këtë përgjigje:
“Në Adriatik, thellësia në breg fillon pak dhe ecën, ecën, ecën, shumë metra, gjë që Joni nuk e ka këtë karakteristikë.
Dhe kur je larg, pasi ke ecur shumë dhe je larguar nga bregu në një distancë të madhe, ndodh që të vjen zbatica dhe ti nuk kthehesh dot. Kështu janë mbytur shumë, pasi u ka rënë dhe infarkt nga frika.
Kjo është njëra nga arsyet.
Tjetër arsye është dhe futja në ujë sa ke ngrënë ushqim, pasi bllokohen, ose pasi futen të dehur (këto jo domosdoshmërisht vetëm në Adriatik).
Dhe normalja që nuk dinë not. Pra ecin e ecin jo në thellësi dhe kur prekin thellësinë nuk ia dalin dot.
Ndësa Joni ka thellësi të menjëhershme dhe kjo e rrit instiktivisht vigjilencën.
Tjetra, Joni e ka ujin e pastër dhe duket.
Ndërkohë, diferenca është se Joni është det më i qetë, ndërsa Adriatiku është det më i trazuar, më me dallgë, pra më me shumë rryma”.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik dhe në Jon. Por kjo varet se sa i pakujdesshëm vetë mund të jetë pushuesi.
Liri përmend rastin e një mesoburri pak ditë më parë, aty në Gji, para syve të tij, i cili shkoi larg, pa ndjekur thirrjet e tij, duke shfaqur më pas lodhje, ose duke rrezikuar përplasjen nga ndonjë varkë.
Liri tha se ndërhyri për ta sjellë në breg dhe se ishte ndër ato raste që mund të kishte pasoja.
Ndaj dhe ai është prej atyre që s’toleron veten në misionin që ka, paçka asgjësë kobzezë në det me pushuesit. Për këtë arsye, heraherës vëzhgon me dylbi dhe atë çfarë mund të shihet me sy të lirë.
Është instikti i shpëtimtarit!
E vë në përgjegjësi dhe fakti se kryebashkiaku Gurma çdo mëngjes kalon atypari, duke u interesuar personalisht që jeta e çdo pushuesi të jetë e garantuar. /sarandacity.al/