Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se po ndihet prania e stinës së vjeshtës në mëngjes e në mbrëmje. porse gjatë orëve të mesditës kuptojmë që vera ende nuk është shkëputur plotësisht.
SHMU informon se po kështu do të ndodhë edhe këtë javë që sapo ka nisur. Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga kthjellime e vranësira kalimtare kryesisht në zonat malore.
Sipas informacionit, era do të ketë drejtim kryesor juglindje-veriperëndim, ndërsa gjatë së premtes do të ketë kryesisht drejtim jugor ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatje si më poshtë vijon:
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?