Një zbulim i fundit arkeologjik në Turqi ka bërë që ky vend t’i marrë Greqisë një skeptër lavdie antike që e zotëronte deri më tani, atë të mozaikave më të vjetër në botë.
Sepse llogaritet që mozaiku më i vjetër në botë, i bërë 3.500 vjet më parë, është zbuluar në provincën qendrore të Turqisë, Yozgat.
Mozaiku, i përbërë nga 3,147 copë guri me përmasa tre nga shtatë metra, u gjet në Usakli Hoyuk në Qarkun Sorgun, ku filluan kërkimet sipërfaqësore në 2008 dhe gërmimet në 2012.
Gërmimet e përbashkëta po kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, Universiteti Bozok dhe Universiteti Italian i Pizës, tha Huseyin Ciftci, drejtor krahinor i kulturës dhe turizmit.
“Studimet shkencore kanë gjetur se ky mozaiku është i pari në histori. Myku i mozaikut gjithashtu e konfirmon këtë, pasi është mjaft origjinal. Ne planifikojmë ta përfshijmë këtë vend në sektorin e turizmit,” tha Ciftci, duke shtuar se mozaiku është më i vjetër se ata të zbuluar deri më tani në Greqi.
Mozaiku është një teknikë e vjetër e njohur e pikturës murale, e cila kryhet duke grumbulluar kube shumëngjyrëshe, prej guri, qelqi me njolla dhe qeramika me xham. /sarandacity.al/