Margarita Papandreu mori vendimin e madh për të vendosur një shitje pronën që ajo zotëron në Almyri, Korint.
Kjo nuk është vetëm një lëvizje e detyruar ekonomike por fundi i një epoke për familjen Papandreu.
Terreni bregdetar prej rreth 7.5 hektarësh u ble nga Andreas Papandreou pothuajse 60 vjet më parë, menjëherë pasi u kthye në Greqi për të filluar kursin e tij të furishëm në punët publike të vendit dhe të shkruajë historinë e tij politike.
Vendimi i Margaritës për të shitur vilën luksoze me pishinën dhe kopshtin përpara plazhit me guralecë nuk ishte i lehtë, megjithatë është një vendim i pakthyeshëm, pasi asnjë nga fëmijët e saj nuk dukej se ishte i interesuar ta përdorte atë prone, të cilën deri para disa vitesh nëna e tyre e përdorte për dasma, pagëzime dhe evente të ndryshme të tjera, madje edhe për joga në një moment.
Vetë Margarita prej disa kohësh është larguar nga Almyri dhe jeton në Nea Smyrni.
Sipas ofertës, kompeksi shitet për 1,800,000 euro, një çmim i cili i drejtohet grekëve, europianëve, kinezëve dhe të tjerëve të pasurve, duke u nxitur nga ideja e blerjes së një shtëpie pushimi luksoze në një nga pjesët më të bukura të venditdhe në të njëjtën kohë për të jetuar aty ku familja Papandreu kaloi pjesën më të madhe të jetës së tyre. /sarandacity.al/