Në një postim të saj, Kisha Orthodokse këshillon që të mos qëndrojmë pa punë, pasi kështu sipas saj, djalli ysht në vesin shëmtuar të thashethemeve.
E ilustruar grafikisht, këshilla nis e tillë: “Ekziston një fjalë e urtë që thotë se: ‘Kur nuk kemi punë, na jep djalli’. Është shumë e vërtetë, prandaj nuk duhet të rrimë pa punë.
Edhe nga ana financiare, sepse duhet te punojmë që të jetojmë, por dhe nga ana psikologjike e shpirtërore. Pra kur dikush nuk ka punë, e ka më të lehtë të merret me tjetrin.
Kur një njeri mbetet pa punë, djalli fryn në mendjen e tij dhe ai bën shumë të këqija. Pra, nëse një njeri nuk ka punë, duhet të krijojë punë, të mos e kalojë kohën kot e për më tepër në mënyrë mëkatare”, arsyeton Kisha. /sarandacity.al/