Bashkia e Finiqit ka falenderuar ata kontributorë, të cilët bënë të mundur shtrimin me beton të një rruge në Krane.
Siç dihet, në fshatrat e minoritetit është krijuar një partneritet mes Bashkisë dhe emigrantëve, të cilët mundësojnë disa rregullime inrastrukturore.
“Me dhurimin e vlefshëm të banorëve, është kryer shtrimi me beton i një sipërfaqeje totale prej 15 metra kub”, shkruan Bashkia Finiq, duke theksuar se me 1000 euro kontribut u bler sasia e nevojshme e betonit.
Ndërsa Bashkia ka ofruar makineritë dhe krahun e punës.
“Bashkia Finiq alenderon përzemërsisht banorët e Kranesë për kontributin, Veprimi i tyre është shembull i gjallë i humanizmit dhe solidaritetit, që shpresojmë që grupet e tjera shoqërore do ta ndjekin në të ardhmen”, shkruhet nga Bashkia minoritare. /sarandacity.al/