Një ndër ata emra që paralajmëroi atë që Saranda është sot, preferenca kryesore bregdetare e shqiptarëve kudo që janë, është i ndjeri Adem Demaçi.
Në mes të viteve 2000, kjo figurë ikonike e Kosovës do vendoste ta kalonte një të pjesë të jetës pikërisht në Sarandë.
Në një intervistë të më shumë se dhjetë viteve më parë, Demaçi pos që e quante Sarandën një perlë, e konsideronte atë akoma të pazbuluar nga shqiptarët, por që siç thotë më tej, do të zbulohet një ditë.
Dhe parashikimi i tij është përmbushur, por ai nuk e sheh dot atë që ishte i bindur se do ndodhte një ditë më Sarandën.
Ndër të tjera, në intervistën realizuar nga Lëkursi, Demaçi flet dhe për sfidat e Kosovës, të cilat janë aktuale dhe sot. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ZhcZdpQZibg