Kryebashkiakja e Delvinës ka patur një takim mbi një problematikë sociale tejlokale, për të cilën ka organizuar aktivitetet ndërgjegjësuese dhe në kushtet e një mësimdhënëseje në gjimnazin e qytetit, para se të merrte rolin e një kryemanaxhueseje të qytetit.
“Në takimin e sotëm me znj. Monika Kocaqi, eksperte për çështje të barazisë gjinore, dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje.
Qëllimi i takimit ishte fuqizimi i MKR-së(Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të Rasteve të dhunës në familje) në nivel vendor.
Lajmi i mirë është se UNDP Albania do të ofrojë mbështetje për ngritjen apo fuqizimin e kapaciteteve te anëtarëve të MKR-së Delvinë, për të funksionuar sa më efektivisht me paraqitjen e rasteve.
Kjo mbështetje në vija të përgjithshme nënkupton kalimin e një fondi ne Bashki për organizimin e aktiviteteve të nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve, trajnimin e stafit si dhe organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese në kuadër të Barazisë Gjinore”, informon kryebashkiakja e Delvinës. /sarandacity.al/