Kryebashkiaku Gurma, doktor me profesion, është detyruar së fundi të flasë së fundi për lidhjen e tij me rrobën ushtarake. Ka ndodhur kjo në një takim që ai pati me disa kursantë të fushës së sigurisë, ardhur nga disa vende të NATO-s, por dhe nga Gjeorgjia dhe Kosova, ende jo anëtare të Aleancës.
Ata po vizitojnë disa qytete të Shqipërisë, duke zgjedhur dhe Sarandën turistike.
Dhe, siç shkruhet në raportimin e Bashkisë, kryebashkiaku u ka rrëfyer dhe një kolonë ushtarake në familjen e tij, të atin, të shumënjohurin nga shumëkush në gjithë Jugun, Komandant Anastas Gurma, me emrin e të cilit identifikohej lehtë dhe i biri në kohën e përfoljes si kandidaturë për kreun e Bashkisë Sarandë.
“Për 12 prej pjesëmarrësve në Kursin e Lartë të Sigurise, Kryetari i Bashkise se Sarandës, Adrian Gurma, ka rezervuar një pritje të veçantë në mjediset e institucionit.
Në përbërje të grupit ishin edhe përfaqësues nga Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes në Shqipëri, si dhe zonja Alma Mele, drejtore e Çështjeve vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme.
Zonja Mele foli për rëndësinë e prezencës së Kursit të Sigurise dhe Mbrojtjes, duke prezantuar përfaqësuesëit e pranishëm nga vende të ndryshme të Aleances Atlantike(NATO), si: Gjermani, Itali, Bullgari, si dhe nga vendet partnere që bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n, si: Gjeorgjia dhe Kosova.
Kreu i Bashkise Gurma tha se i pret jo vetëm në këtë cilësi, por edhe si biri i një ish-ushtaraku karriere, që ka mbajtur gradën kolonel dhe me respektin me të cilin është rritur për misionin e ushtarakut.
Ai tha se Kurse të tilla i shërbejnë jë vetëm rritjes së Sigurisë, në kuadër të NATO-s, por janë edhe një mundësi për të njohur kulturat e njëri-tjetrit. Ai i ftoi të pranishmit në takim ta shijojnë Sarandën, të përçojnë frymën e mirë që refekton ky qytet dhe të kthehen si pushues në raste të tjera.
Surprizë e bukur ishte një shishe vere me etiketimin ‘Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Shqipëri’, që Kolonel Emëror Hajdarasi i dhuroi Kryebashkiakut Gurma.
Ai nga ana e vet, u dhuroi të pranishmeve albumin e ekspozitës ‘Artistët për Gratë’, çelur këtë 8 mars në Galerinë ‘Art-Saranda’, me 100 piktura, nga 100 autorë të hapësirës shqipfolëse, në vitin e 100-vjetorit të Bashkise së Sarandës”, thuhet në raportimin e Bashkisë.
Ata më pas vizituan dhe Butrintin. /sarandacity.al/
716234 621786Cheapest speeches and toasts, as well as toasts. probably are produced building your personal at the party and will be most likely to turn into witty, humorous so new even. very best man toast 389018
620154 922017Yay google is my king aided me to discover this wonderful internet site ! . 686399