Sipërmarrjet që kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur për t’u mbështetur me financim nga fondet e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për investime në agroturizëm, kanë edhe 10 ditë afat për të siguruar lejen përkatëse të ndërtimit në varësi të investimit sipas legjislacionit në fuqi, raportohet nga ATSH.
Sipas udhëzimit të MBZHR, dorëzimi i dokumentit të lejes mund të bëhet edhe pas afatit të përcaktuar, por jo më vonë se data 30 shtator 2021.
Më tej thuhet se udhëzimi përcakton se mosdorëzimi i lejes së miratuar brenda muajit shtator përbën kriter skualifikues. Po ashtu, udhëzimi në fjalë detajon se investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës dhe se dorëzimi i dokumenteve përtej afatit të përcaktuar është kriter skualifikimi, me përjashtim të lejes së ndërtimit.
Masat që kërkojnë leje ndërtimi apo rikonstruksioni janë ato për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 (gjashtë) deri në 10 (dhjetë) dhoma dhe për investime në agro turizëm kundrejt planit të biznesit ku financohet 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5- 10 milionë lekë për subjekt.
Kujtojmë se një çift amerikane po aplikon një projekt të tillë në Finiq. /sarandacity.al/