Prokurori i Sarandës Lorenc Mërkuri s’do jetë më i tillë.
Njeriu që gëzon një opinion pozitiv të padiskutueshëm në komunitetin sarandiot, nuk ia ka dalë dot përballë ashpërisë së vettingut, apo thënë ndryshe dhe absurditetit të vendimeve në këtë proces, ku janë rrëzuar dhe të tjerë emra të pastër në drejtësi, më e pakta kurrë të keqgjykuar kontestuar nga opinioni.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK) shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin e Mërkurit.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.
Gjatë seancës dëgjimore të martën më 21 shtator, Komisioni ngriti dyshime se Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar në vite si, dhe për cenim të besimit të publikut.
Lorenc Mërkuri e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës.
Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri në shkarkimin e tij nga detyra e ushtroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës. /sarandacity.al/