Ambasada italiane raporton mbi një vizitë në Sarandë, ku veçon Butrinti.
Ky park arkeologjik, më i famshmi në Shqipëri, lidhet pikërisht me emrin e një italiani, i cili e nxorri në dritë në vitet ’20 – ’30, Ugolini.
“Vizitë emocionuese në gërmimet e Butrintit magjik, trashëgimi botërore e UNESCO prej vitit 1992. Këtu, duke ndjekur Enrico Giorgi-n nga Universiteti i Bologna-s, Alma Mater Studiorum, po nga Universiteti i Bologna-s, Belisa Muka-n nga Instituti i Arkeologjisë Tirane dhe Erlind Sulon, drejtor i Parkut, vlerësuam zbulimet e reja të jashtëzakonshme dhe folëm për projekte bashkëpunimi midis universiteteve, thelbësore për trajnimin e arkeologeve e arkeologëve të rinj. Dhe, duke studiuar të kaluarën tonë të përbashkët do të mund të përballemi më mirë me sfidat në të ardhmen”, shkruan ambasada, për të vijuar më pas me një vizitë në Finiq.
“Në gjurmët e Luigi Maria Ugolini-t, dijetarit që në vitin 1926 drejtoi misionin e parë arkeologjik italian në Shqipëri, shkojmë, nga Butrinti i bukur, në të mrekullueshmin Finiq.
Një shembull i shkëlqyer ky i angazhimit italian në këtë zonë në ruajtjen dhe nxjerrjen në pah të së kaluarës sonë të përbashkët, gjithmonë i pranishëm në territor dhe në mbështetje të projekteve të rizbulimit kulturor në Shqipëri”. /sarandacity.al/
470919 425679I very delighted to locate this web web site on bing, just what I was seeking for : D besides saved to bookmarks . 33476
444789 282589I was wondering if you ever considered changing the layout of your blog? Its very well written; I love what youve got to say. But maybe you could a little more in the way of content so people could connect with it better. Youve got an awful lot of text for only having one or two images. Maybe you could space it out better? 203071