Rikthehen shkumëzimet e detit në Gjirin e Sarandës
Pas shumë javësh janë shfaqur shkumëzime të bardha në bregdetin e Sarandës si pasojë e një moti me erë.
Megjithatë, prej diellit përshkënditës plazhi ka vijuar i patrazuar për ata që duan të shijojnë çdo rreze, edhe pse në temperatura jo të larta.
E enjtja, veç erës, ka sjellë dhe rënie temperaturash, e ndjerë më shumë kjo në hije se sa në diell.
Tisi vjeshtor është ai që tashmë po dominon motin në Sarandë, ku në ditë me diell shfaqen kontraste të forta.
Ky mot qe karakteristik në qershor, ku deti ishte dhe me dallgë që nga ora 11.30 – 12.00 e deri në pasdite nga ora 17.00.
Një mot i tillë, me diell, me erë dhe pa temperatura të larta, do jetë dhe ditët në vijim. /sarandacity.al/