Në një rrëfim mbi karrierën artistike si aktor, Birçe Hasko ofroi një detaj interesant nga xhirimet në Rusan, te “Gjin Aleksi”, në filmin “Njeriu me Top”.
Në rolin e Tosum Baçit, një kryeballisti dhe beu të krahinës, ai tha se për çdo ditë gjatë xhirimeve të atyshme, dikush, një fshatar i zonës, rrinte e vështronte ngultazi por pa i thënë asgjë.
Kjo e detyron të pyesë në dyqanin e fshatit se kush është ai person.
Përgjigja që morri qe kjo: “Ka qenë kreu i Ballit në fshat!”.
Sipas aktorit të njohur, siduket, ish-ballisti rrinte dhe e vështronte me kërshëri nëse po e luante siç duhej atë që ai kishte qenë dikur. /sarandacity.al/