Në kohën kur në Kadastrën e Vlorës po kryehen verifikime për pasuri të mundshme të regjistruara nga ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, një qytetar ka bërë një gjest të pazakontë reagues ndaj padrejtësive të pretenduara nga ky institucion.
Ai ulëriti duke thënë se ka muaj që e sorollasin, pasi sipas tij duan lekë.
“Janë të poshtër, çfarë duan pse na sorollasin? Kam 6 muaj me këtë punë, që të marr një dokument të vogël. Nuk kemi lekë t’i korruptojmë! Vetëm lëkura na ka mbetur”, tha qytetari.
Ndërkohë që një tjetër tregon se ka tre vite që kërkon certifikatën e banesës dhe nuk po e merr.
“Kam 3 vite që kërkoj certifikatën e shtëpisë. Nuk do Besa Xhaferri, po s’i pagove nuk ta bëjnë.
Kam tre vite që kërkoj certifikatën e shtëpisë time në fshatin Tragjas në Vlorë.
Janë të korruptuar edhe murët e hipotekës dhe muret edhe pllakat”.
Siç dihet, Kadastra e Vlorës mban rekordin e ndërrimit deri tani të 14 drejtorëve. /sarandacity.al/